Pse Gjilani e Vëllaznimi duhet të jenë në Superligë sipas Erdin Hashanit?

  • 26 May 2019 - 16:17
Pse Gjilani e Vëllaznimi duhet të jenë në Superligë sipas Erdin Hashanit?

 

Këtë mesjavë zhvillohen dy ndeshje tejet të rëndësishme në futbollin e Kosovës. Katër skuadra bukur të mëdha në futbollin tonë do të luftojnë ndërmjet vete për ta siguruar një vend në elitën e futbollit.

Kështu Gjilani – Besa dhe Vëllaznimi – Trepça’89, do të luajnë në barazh dhe triumfuesi do të jetë pjesë e elitës derisa humbasit vitin që vjen do të bëjnë gara në Ligën e Parë.

Image

Ish futbollisti i mirënjohur kosovar, Erdin Hashani në një bisedë për “Kosova Sot Online”, ka thënë se Gjilani dhe Vëllaznimi si dy skuadra të mëdha dhe me tifozëri të shkëlqyeshme e meritojnë të jenë pjesë e elitës.

Gjithsesi, për Hashanin presioni këtë herë do të jetë te skuadrat elitare.

“Fillimisht them se në presion janë skuadrat e Superligës, sepse ato duhet që të qëndrojnë në Superligë. Për befasi nomral që futbolli ka gjithmonë befasi dhe kohët të fundit jemi dëshmitar që në futboll nuk ka favoritë”, ka thënë hashani për “Kosova Sot Online”, i cili megjithatë e pranon se dëshira e tij do të ishte që Gjilani e Vëllaznimi të jenë pjesë e elitës.

Image

“Unë jam që Gjilani të mbesë në Superligë sepse futbollit të Kosovës i duhet një skuadër si Gjilani, mos të harrojmë sepse e kemi dhe derbin që i jep hijeshi futbollit të Kosovës mes Dritës-Gjilanit. Gjilani ka kapacitet dhe cilësi që të mbetet në Superligë. E sa i përket ndeshjes tjetër më pak ka favorit sepse Vllaznimi është ekip me traditë e që i duhet Superligës së Kosovës me atë shikushmëri që e kanë dhe me ata tifozë, kisha dasht personalisht që me hy Vllaznimi në Superligë”, ka përfunduar Erdin Hashani.

(Kosova Sot Online)