Këta janë zëvendësuesit e mundshëm të Ramosit

  • 26 May 2019 - 16:35
Këta janë zëvendësuesit e mundshëm të Ramosit

Njëri nga futbollistët më të mirë kohët e fundit te Real Madrid mund të jep lamtumirën.

Sergio Ramos ka pasur pakënaqësi me presidentin e klubit, Florentino Perez dhe kapiteni duket se mund të thotë lamtumirën.

Në rast largimi të futbollistit që ngriti lartë katër Liga të Kampionëve, ku thuhet se mund të shkoj edhe te Juventus, Reali ka bërë një listë me futbollistët që mund t’i bashkohen.

Mes tyre janë Matthjis De Ligt, Virgil Van Dijk, Mario Hermoso, Milan Skriniar dhe Kalidou Koulibaly. Për këtë të fundit, sipas “Mundo Deportivo”, Napoli ka refuzuar një ofertë të përafërt me 90 milionë euro.

Real-i ka provuar edhe disa muaj më parë për ta marrë senegalezin, duke marrë një përgjigje negative nga klubi italian, që e vlerëson 100 milionë euro mbrojtësin.

Për sa i takon Skriniar, shtypi spanjoll ka shkruar se do të mjaftonin 60 milionë euro për t’ia marrë Interit.

(Kosova Sot Online)