Skuadra angleze fiton finalen, gjyqtari i Premier League feston si çmendur

  • 26 May 2019 - 16:42
Skuadra angleze fiton finalen, gjyqtari i Premier League feston si çmendur

Tranmere ka siguruar ngjitjen në League One (kategoria e tretë e futbollit anglez) pasi ka mundur në finalen e League Two ekipin e Neëport falë golit të realizuar nga Connor Jennings në minutën e 119-të. Në shkallët e stadiumi ka qenë edhe arbitri i Premier League, Mike Dean, tifoz i zjarrtë i ekipit të Micky Mellon.

Asnjë nga dy skuadrat nuk ka arritur të zhbllokojë takimin pas 90 minutave, edhe pse Neëport-it i është mohuar një penallti e dukshme pas një ndërhyrje të Emmanuel Monthe ndaj Jamille Matt.

Gjithashtu, skuadra e Michael Flynn e ka luajtur kohën shtesë me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të të verdhë të marrë nga Mark O’Brien tri minuta para fundit të kohës së rregullt.

Kur mendohej se takimi do të vendosej nga penalltitë, ka ardhur goditja me kokë e Jennings, i cili i ka dhuruar fitoren dhe kalimin në League One Tranmeres.

Mbi 25.000 tifozë kanë qenë të pranishëm në “Wembley”, por ka qenë arbitri veteran, Dean, ai që ka rënë në sy. 50-vjeçari ka kërcyer nga vendi për të festuar golin e shënuar në minutat e fundit nga skuadra e zemrës.

Ai ka festuar në të njëjtën mënyrë edhe në gjysmëfinalet e League Two, kur Tranmere ka eliminuar Forest Green. Pas asaj paraqitjeje të jashëzakonshme në shkallët e stadiumit, tifozët e Tranmere kanë vendosur ta nderojnë arbitrin për ndeshjen e luajtur sot në “Wembley”, duke mbajtur të gjithë një maskë me fytyrën e tij.

(Kosova Sot Online)