Autogoli i vitit shënohet në finalen angleze

  • 26 May 2019 - 17:12
Autogoli i vitit shënohet në finalen angleze

 

Vetëm 5 minuta u deshën në finalen e Ligue One në Angli për t’u zhbllokuar rezultati.

Në ndeshjen mes Charlton dhe Sunderland, këta të fundit kaluan në avantazh, ose më saktë Charlton shënoi në portën e vet.

Ishte mbrojtësi Sarr që ktheu një top pas tek portieri Philipis, por ky i fundit u gjet i papërgatitur dhe sfera përfundoi në rrjetë, duke e nisur finalen që ngjit njërën skuadër në Championship me një gafë të pafalshme.

Gjithsesi në minutën 35’ Charlton ka rregulluar gabimin dhe shënuan golin e barazimit me anë të Purrington, në një aksion me kombinime perfekte.

(Kosova Sot Online)