Askush në Liverpool, as Klopp nuk ka besuar se mund ta përmbysim Barcelonën

  • 26 May 2019 - 17:45
Askush në Liverpool, as Klopp nuk ka besuar se mund ta përmbysim Barcelonën

Mane është rikthyer të flasë për natën magjike në “Anfield” në fillim të këtij muaji në Champions League kundër Barcelonës, ku Liverpooli fitoi 4-0.

Sulmuesi i “Redsave”, Sadio Mane, e ka pranuar se ashku te Liverpooli, madje as vet trajneri, Jurgen Klopp, s’ka besuar se mund ta përmbysin Barcelonës pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.

Kjo u duke e pamundur edhe më shumë me mungesat e mëdha të “Redsave”, pasi Roberto Firmino dhe Mohamed Salah nuk ishin gati për takimin e dytë.

Sido që të jetë, në “Anfield” ndodhi mrekullia – Liverpooli arriti t’i shënojë Barcelonës katër gola për t’u kualifikuar në finale të Champions League.

“Para ndeshjes (kundër Barcelonës), kurrë se kam parë atë (Kloppin) ashtu”, tha Mane për Telefoot.

“Klopp na inkurajoi, por, sinqerisht, as ai nuk e besonte atë”.

“Ai është i jashtëzakonshëm, ju bën që të luftoni për të dhe të jepni gjithçka për të”.

Në finale të Champions League, që do të zhvillohet me 1 maj në Madrid, Liverpooli do t’i matë forcat me Tottenhamin..

(Kosova Sot Online)