Trajneri i Lazios nuk paraqitet në konferencë, ja motivi

  • 26 May 2019 - 20:33
Trajneri i Lazios nuk paraqitet në konferencë, ja motivi

Një mbyllje sezoni me humbje, por objektivin Lazio e arriti duke fituar Kupën e Italisë. E megjithatë, e ardhmja është ajo që ka rëndësi dhe ndoshta do të jetë pa trajnerin Simone Inzaghi.

Kur të gjithë gazetarët prisnin që në konferencën për shtyp të prezantohej trajneri bardhekaltër, kjo nuk ka ndodhur. Inzaghi ka mbajtur heshtje shtypi, duke dribluar diskutimet mbi të ardhmen e tij.

Mister mbetet ajo që do të ndodhë, duke marrë parasysh faktin se skuadra si Juventusi (sondazh), por edhe Milani (interesim konkret) kanë çuar në një pritje të trajnerit Inzaghi, për të njohur të ardhmen.

Edhe pse drejtori sportiv, Igli Tare, u shpreh optimist, kështu nuk është. Takimi i parë mes Inzaghit dhe Lotitos nuk ka prodhuar asgjë.

(Kosova Sot Online)