Conte emërohet trajner i Interit pas pak ditësh

  • 27 May 2019 - 08:58
Conte emërohet trajner i Interit pas pak ditësh

Luciano Spalletti e dërgoi Interin në Ligën e Kampionëve për vitin e dytë radhazi të dielën në mbrëmje, por ai do ta humbasë punën pasi Antonio Conte do të emërohet në vend të tij në ditët në vazhdim.

Zikaltrit e mposhtën 2:1 Empolin mbrëmë në San Siro dhe e mbaruan sezonin në vendin e katërt, baras me pikë me Atalantën, por ngel prapa për shkak të dueleve të drejtpërdrejta

Sipas Sky Sport Italia, Conte do të zyrtarizohet si trajner i Interit brenda pak ditësh.

Ai madje pritet t’i shoqërojë drejtuesit e Interit, të cilët do të jenë prezentë për ta parë finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në Madrid.

Edhe Spalletti duket se e ka pranuar se do ta humbasë postin e trajnerit, pasi tha në konferencë për media pas ndeshjes se klubi do të flasë dhe ai do ta dëgjojë.

“Klubi do të flasë dhe unë do të dëgjoj, siç do të bëni edhe ju. Do të isha i lumtur nëse do të mbetesha në Inter. Gazetat e kanë thënë këtë që tre muaj, por ta shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Spalletti. 

(Kosova Sot Online)