Legjenda gjermane: Sane do t’i bashkohet Bayern Munichut

  • 27 May 2019 - 09:03
Legjenda gjermane: Sane do t’i bashkohet Bayern Munichut

Ish-ylli i Gjermanisë, Lothar Matthaus, është goxha i sigurt se sulmuesi anësor Leroy Sane do t’i bashkohet Bayern Munichut nga Manchester City.

Kohëve të fundit është raportuar se 23-vjeçari do ta braktisë kampionin e Anglisë pas tri vjetëve qëndrimi dhe do të kalojë te kampioni gjerman gjatë afatit kalimtar të verës

Legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë Matthaus është i sigurt se Sane, i cili ka kontratë me City deri më 2021, do të shkojë në Allianz Arena.

“Një lojtar, i cili sipas meje, do t’i lumturojë tifozët e Bayernit vitin e ardhshëm, është Leroy Sane. Jam i sigurt se ai do të kalojë në Munich”, tha Matthaus.

“Do të ishte një transfer fantastik, sepse Sane është ndër anësorët më të mirë në botë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)