Sheikët po e pushtojnë futbollin anglez

  • 27 May 2019 - 15:46
Sheikët po e pushtojnë futbollin anglez

Miliarderi nga Dubai, sheiku Khaled bin Zyaed Al Nehaya, është në bisedime me pronarin e Newcastle United, në përpjekje për ta blerë klubin nga Premierliga, sipas Sky Sports.

Sky Sports, megjithatë, mëson se ka ende punë për Al Nehaya për të arritur marrëveshje për blerjen e Newcastle Unitedit.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se pronari Mike Ashley është pajtuar t’ia shesë Newcastle Unitedin kushëririt të pronarit të Manchester City, sheikut Mansour, për 350 milionë funte.

Mësohet se sheiku Al Nehaya ka shfaqur interesim të madh për ta blerë klubin, por ende ka punë për finalizimin e marrëveshjes.

Sheiku Al Nehaya është anëtar i lartë i familjes mbretërore të Abu Dhabit dhe vitin e kaluar dështoi ta blejë Liverpoolin për 2 miliardë funte. Ashley i dëshiron rreth 350 milionë funte për klubin të cilin e bleu 12 vjet më parë.

(Kosova Sot Online)