A ka gjasa Kosova të kualifikohet në Evropian, ja si përgjigjet Lorik Cana

  • 27 May 2019 - 17:10
A ka gjasa Kosova të kualifikohet në Evropian, ja si përgjigjet Lorik Cana

Kombëtarja e Kosovës ka gjasa të mira të arrijë sivjet kualifikimin në kampionatin Evropian, kjo për shkak të kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, atje ku do të ndeshet me Maqedoninë.

Shumë analistë mendojnë se Kosova mund ta prek këtë ëndërr, por ja çfarë mendon Lorik Cana?

“Prej që ka filluar, Kosova është përmirësuar, do të përmirësohet shumë dhe do ta vendos veten prapë në të ardhmen për të qenë pretendente për kualifikim, kjo është e sigurt. Nuk është ende gati si Kosovë në grupin që është. Nuk besoj ende unë që është gati për t’u përballur me favoritët si Angli për shembull. Me vendin e dytë mund të shtyhet, por jo aq afër sa është përmes National League”, ka thënë Cana.

Image

“Liga e Kombeve është një mundësi jashtëzakonisht e mirë. Kosova për mua mbetet ekipi më i mirë në Grupin D, pavarësisht që aty janë Maqedonia apo Bjellorusia ose dikush tjetër. Kosova e ka një fat që duhet ta shfrytëzojë pasi më pas do t’i nevojiten 6-8 vjet për të qenë prapë pretendente e tillë”, ka shtuar ish-futbollisti i njohur shqiptar.

(Kosova Sot Online)