Zvicra publikon listën e futbollistëve, ja sa shqiptarë janë të ftuar

  • 27 May 2019 - 17:47
Zvicra publikon listën e futbollistëve, ja sa shqiptarë janë të ftuar

Përfaqësuesja e Zvicrës, para dy ndeshjeve shumë të mëdha me Portugalinë dhe Anglinë ose Holandës, ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.

Në kuadër të fazës finale në Ligën e Kombeve, Zvicra do të përballet më 6 qershor ndaj Portugalisë, ndërkaq katër ditë më vonë me Anglinë ose Holandën.

Fillimisht, helvetikët do ta mbajnë një kamp përgatitor në Cyrih me 25 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Vladimir Petkovic.

Dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë ftuar nga përzgjedhësi Petkovic, megjithatë ata nuk do të marrin pjesë në kampin e sipërpërmendur.

Gjithë kjo për shkak se Shaqiri dhe Xhaka kanë angazhime me Liverpoolin, respektivisht Arsenalin në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Ndërkaq, një futbollist tjetër shqiptar që është ftuar për dy ndeshjet e radhës të Zvicrës është Albian Ajeti, i cili po shkëlqen me skuadrën e Baselit.

Image

(Kosova Sot Online)