Aston Villa rikthehet në Ligën Premiere

  • 27 May 2019 - 18:07
Aston Villa rikthehet në Ligën Premiere

 

Skuadra e madhe angleze Aston Villa është rikthyer në Premierligë, pasi e mposhti Derby Countyn në finale të “Play-Offit”.

Pas Norëich City dhe Sheffield United, është mësuar edhe skuadra e tretë dhe e fundit që ka siguruar rikthimin në Premierligë, ajo është Aston Villa.

Aston Villa u tregua më e fortë se kundërshtarët në play-off dhe arriti deri në finale, ku e mposhti gjatë ditës së hëne skuadrën e Frank Lampard, Derby County.

Villa triumfoi 2-1 me golat e Anëar El-Ghazi, në fund të pjesës së parë dhe John McGinn në minutën e 59’, kurse golin e nderit për Countyn e shënoi Jack Marriott (81’).

(Kosova Sot Online)