Dy vëllezër ndajnë “shqiponjën” njëri Shqipërinë, tjetri te Kosova

  • 27 May 2019 - 18:45
Dy vëllezër ndajnë “shqiponjën” njëri Shqipërinë, tjetri te Kosova

 

Alfred Ajdareviç, vëllai i Astrit Ajdareviçit, mesfushorit të kombëtares shqiptare, është thirrur nga trajneri i Kosovës U-21, për ndeshjet kualifikuese përballë Andorrës dhe Turqisë.

Kjo thirrje nga trajneri Rafet Prekazi, sjellë një rast të paprecedent, pasi dy vëllezër shqiptarë, do të ndahen, njëri për Kosovën dhe tjetri për Shqipërinë.

Image

Alfredi është 20 vjeç dhe luan në klubin suedez Varnamo, por është nën kontratë tek Orebro. Ai luan si mesfushor i majtë.

Image

Nga ana tjetër Astriti është 9-vjet më i madh dhe luan me Giurgarden sërish në Suedi, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Aek-ut. Astriti është thirur disa herë nga Panuçi, por forma e tij në rënie ka bërë të mos grumbullohet më.

(Kosova Sot Online)