Dëshpëron Ronaldo, ja rekordi negativ

  • 27 May 2019 - 19:06
Dëshpëron Ronaldo, ja rekordi negativ

Cristiano Ronaldo ka përfunduar sezonin e tij të parë në Juventus me shifrën më të ulët të golave të shënuar në dhjetë vjet. Një total prej 28 golash në 43 ndeshje do të konsiderohet si një sezon i frikshëm për pothuajse çdo lojtar tjetër në botë, por jo edhe për yllin portugez nga ditët e tij të Manchester United.

Gjatë nëntë viteve të tij në Real Madrid, Ronaldo kurrë nuk shënoi më pak se 33 gola në një sezon, i cili ishte totali i tij në sezonin debutues në Santiago Bernabeu.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi më shumë se 40 gola në gjashtë nga nëntë sezonet e tij në kryeqytetin spanjoll, madje shënoi 60 gola në sezonin 2011/12 dhe 61 gola në atë 2014/15.

Në total, Cristiano luajti 43 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin këtë sezon, duke e pasur një mesataren të golit prej 0.65 i përafërt me atë të sezonit 2008/09 për Unitedin, ku shënoi 26 gola në 53 ndeshje me mesatare 0.49 gola për lojë.

Ylli portugez gjithashtu humbi garën për çmimin e golashënuesit më të mirë në Serie A, pasi Fabio Quagliarella i Sampdorias shënoi 26 gola dhe Duvan Zapata i Atalantas doli i dyti me 23 gola, në krahasim me Ronaldon që shënoi 21.

Image

Largimi i Ronaldos la një zbrazëti të madhe në klubin e tij të mëparshëm, Real Madrid, që u tregua e pamundur për t’u mbushur, pasi këtë sezon, Los Blancos shënuan 40 gola më pak dhe një mesatare prej 1.92 golash për lojë.

Numrat flasin qartë, Ronaldo ka humbur Real Madridin dhe klubi e ka humbur lojtarin.

(Kosova Sot Online)