Unitedi harron De Light, kthen sytë nga një tjetër talent

  • 27 May 2019 - 19:20
Unitedi harron De Light, kthen sytë nga një tjetër talent

Të shtunën në mbrëmje, qarkulloi nga mediat katalanase, lajmi se Manchestre Unitedi dhe De Light, kishin gjetur akordin dhe brenda pak ditëve do të konkludohej çdo gjë.

Nga ana tjetër, ditën e sotme, nga Anglia dhe “The Mirror”, raportohet se Junajtid, i ka hequr sytë nga holandezi i Ajaksit dhe tashmë po vëzhgon me imtësi mbrojtësin e Benficas, Ruben Diaz.

Për skuadrën e drejtuar nga Solskjaer, ky është një rast më i volitshëm, pasi kartoni i portugezit është më i lirë dhe do të paguhet më pak.

Image

Ruben Diaz është 22-vjeç dhe kartoni i tij llogaritet afërsisht 28 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Merkatoja ka nisur e nxehtë dhe me shumë lajme të pavërteta, por priten me interes lëvizjet e para.

(Kosova Sot Online)