Reagimi i ashpër i Perez në rastin e Ramosit

  • 27 May 2019 - 20:48
Reagimi i ashpër i Perez në rastin e Ramosit

Transferimi i Sergio Ramos në Kinë nuk ka për të qenë aspak i lehtë. Kapiteni i skuadrës së Real Madrid i ka kërkuar presidentit Florentino Perez që ta lërë të lirë të largohet. Divorc që vjen pas 14 sezonesh me fanellën "los blancos".

Gjithsesi, sipas të përditshmes spanjolle “AS”, reagimi i presidentit “merengues” ka qenë kategorik dhe i ashpër: “Nuk mund të largohesh! Real Madrid nuk ia bën askujt dhuratë kapitenin e tij”. Kjo deklaratë e Florentino Perez është bërë në një takim me Rene Ramos, vëllain e lojtarit dhe Julio Senn, avokatin e kapitenit.

“AS” konfirmon gjithashtu se tensioni mes kapitenit dhe presidentit ka nisur që në mars, pas eliminimit të Realit nga Champions League (u mund nga Ajax). Pas atij eliminimi, mes Ramos dhe Perez ka patur një debat të ashpër në dhomat e zhveshjes.

(Kosova Sot Online)