Ronaldo reklamon muskujt

  • 28 May 2019 - 09:53
Ronaldo reklamon muskujt

Ai mund të jetë 34-vjeçar, por Cristiano Ronaldo është në formën më të mirë fizike që ka qenë ndonjëherë. Ai ia dëshmoi këtë gjë botës së fundi, duke e shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale.

Image

 

Fotografia e Cristiano Ronaldos në Instagram vjen vetëm dy ditë pas përfundimit të këtij sezoni të Serisë A, gjatë së cilit ai i shënoi 21 gola në ligë duke i ndihmuar Juventusit ta fitojë titullin.

Ai nuk la asnjë mbishkrim mbi fotografinë e postuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale, përveç një emotikoni të diamantit.

(Kosova Sot Online)