Presidenti i Real Madridit: Ronaldo, lojtari më i mrekullueshëm

  • 28 May 2019 - 10:56
Presidenti i Real Madridit: Ronaldo, lojtari më i mrekullueshëm

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mrekullueshëm që ai e ka transferuar te “Los Blancos”, pasi që ishte një profesionist shembullor që nuk shkaktonte kurrë probleme.

Cristiano Ronaldo i ka fituar pesë Topa të Artë në karrierën e tij. Më katër prej tyre u shpërblye për paraqitjet me fanellën e Real Madridit, mirëpo vitin e kaluar ai e kërkoi transferimin në Juventus.

“Unë hamendësova se ai do sfida të reja dhe e shfrytëzoi atë moment për ta përqafuar këtë mundësi”, ka thënë Perez në një intervistë me Onda Ceron.

“Cristiano ishte një profesionist shembullor që nuk shkaktonte kurrë probleme. Ai është lojtari më i mrekullueshëm që e kam transferuar ndonjëherë dhe marrëdhënia ime me të ka qenë e mrekullueshme, ai lojtar dhe si njeri”.

“Ne nuk kishim asnjë problem me të sa i përket parave. Kishte spekulime se ai dëshironte të largohej për shkak të rastit me taksat, por realiteti nuk është ashtu. Ai e donte një ndryshim dhe ta përmirësonte kontratën, kështu që këtë e gjeti në Juventus dhe të gjithë ishim të lumtur”.

Real Madridi kaloi nga triumfi në Ligën e Kampionëve për tri vjet radhazi në dështim edhe në Evropë e edhe në Spanjë. Shumë tifozë besojnë se forma e dobët e “Los Blancos” këtë sezon vjen si pasojë e mos gjetjes së një zëvendësuesi të Ronaldos.

“Është e vështirë ta gjej një zëvendësues për një lojtar si Cristiano, por gjithsesi ne kishim lojtarë të mirë, si Gareth Bale, Marco Asensio, Marco Asensio, Vinicius… Nuk mendoj se ky ishte problemi këtë sezon”.

(Kosova Sot Online)