Hazard: Në Chelsea u rrita, isha fëmijë e u bëra burrë

  • 28 May 2019 - 10:57
Hazard: Në Chelsea u rrita, isha fëmijë e u bëra burrë

Eden Hazardi thotë se është rritur nga një foshnjë në një burrë gjatë shtatë vjetëve të tij në Chelsea, përderisa ai po i afrohet asaj që mund të jetë ndeshja e tij e fundit për klubin londinez.

Anësori 28-vjeçar ka sugjeruar se ai do të largohet nga Chelsea këtë verë. Real Madridi pritet të jetë destinacioni i belgut gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Hazardi mund ta fitojë titullin e dytë të Ligës së Evropës me Chelsean para se të largohet. “Blues” do të takohen me Arsenalin në finale, në Baku të mërkurën.

Duke reflektuar për vitet e tij në Stamford Bridge, ylli belg thotë se ai e bëri zgjedhjen e duhur kur vendosi të transferohet në Chelsea e jo te ndonjë klub tjetër i Premierligës.

“Kur erdha këtu, isha një foshnje. Tani jam burrë i madh. Por, si person, nuk kam ndryshuar. Jam ende i njëjti”, ka thënë Hazardi në një intervistë për The Mirror.

“Si lojtar, unë shënoj më shumë gola dhe unë kam më shumë përvojë, por tentoj të jem i njëjti me si atëherë kur fillova. Dhe pastaj, edhe kur të përfundojë, do të tentoj të jem i njëjti”.

“Isha pak i frikësuar kur erdha. Didier Drogba ishte larguar dhe kur e ke Drogban në skuadër, ti je i sigurt se do ta fitosh një titull. Por, në fund të fundit, unë kam luajtur me lojtarë të nivelit më të lartë”.

“Dhe nëse i shikoni shtatë vjetët e mia në Chelsea, ne kemi bërë diçka të mrekullueshme së bashku. Ne fituam trofe së bashku dhe jam thjesht i lumtur. E pata mundësinë të nënshkruaj për Manchester Unitedin, Manchester Cityt, Tottenhamin, por e bëra zgjedhjen e duhur”.

“Unë fola me pronarin e Chelseat dhe Drogba e Joe Cole më telefononin për të më thënë se ky është klubi më i mirë. Unë vetëm dua ta shijoj veten në fushë dhe të luaj mirë”. 

(Kosova Sot Online)