Zbulohet data dhe vendi i ndeshjeve të barazhit për Ligën e Parë

  • 28 May 2019 - 12:16
Zbulohet data dhe vendi i ndeshjeve të barazhit për Ligën e Parë

Sot u hodh shorti për ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, ku u zbulua data dhe vendi se ku do të zhvillohen këto dy ndeshje.

Në këtë short prej Ligës së Parë morën pjesë Ramiz Sadiku dhe Bashkimi i Koretinit, pasi që sezonin e mbyllën në pozitën e 13-të dhe të 14-të të Ligës së Parë.

Ndërsa prej Ligës së Dytë, nivelit të tretë të futbollit në Kosovë, janë Rahoveci dhe Dardana e Kamenicës dy klubet që synojnë promovimin në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë.

Më 1 qershor në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, do të zhvillohet ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Rahovecit, ndërsa një ditë më vonë, në po të njëjtin stadium, do të ndeshen Bashkimi dhe Dardana.

Ramiz Sadiku dhe Bashkimi synojnë fitore në këto përballje në mënyrë që të mos e kenë të njëjtin fat si Fushë Kosova dhe Kika, që ranë nga Liga e Parë në atë të Dytën.

(Kosova Sot Online)