Ish-ylli i Real Madridit arrestohet për kurdisje të ndeshjeve

  • 28 May 2019 - 12:21
Ish-ylli i Real Madridit arrestohet për kurdisje të ndeshjeve

Ish-ylli i Real Madridit, Raul Bravo, është njëri ndër personat e arrestuar nga autoritetet në Spanjë gjatë hetimeve për skandalin me kurdisjen e ndeshjeve.

 

Një numër i ish-futbollistëve dhe futbollistëve, bashkë me ekzekutivët e disa klubeve, janë arrestuar nga forcat policore të Spanjës gjatë ditëve të fundit.

Arrestimet janë bërë në kuadër të dy ligave të nivelit më të lartë të futbollit në Spanjë, Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-mbrojtësi i Real Madridit, Bravo.

“Këto veprime të policisë vijnë pas ankesave për një kurdisje të mundshme në një ndeshje të La Ligës në maj të vitit 2018. La Liga po punon aktivisht kundër kurdisjeve. Është e rëndësishme për ne që të kemi një garë të drejtë”, ka thënë zëdhënësi për media i La Ligës.

Borja Fernandez (Valladolid), Samu Saiz (Getafe), Inigo Lopez (Deportivo), Carlos Aranda (ish-lojtar), Agustin Lasaosa (drejtor i Huescas) and Juan Carlos Galindo Lanuza (mjek i Huescas) janë gjithashtu pjesë e këtyre hetimeve.

Bravo ishte pjesë e Real Madridit nga korrikut i vitit 2001 deri në korrik të vitit 2007. Gjatë kësaj kohe, ai i kaloi gjashtë muaj i huazuar në Leeds United, mes janarit dhe qershorit të vitit 2003.

(Kosova Sot Online)