Reali i shet tre yje!

  • 28 May 2019 - 14:03
Reali i shet tre yje!

Gjiganti spanjoll po planifikon të bëjë revolucion këtë sezon në afatin kalimtar të verës dhe përpos blerjeve, po mendon edhe për shitje të lojtarëve

Real Madridi po mendon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti spanjoll, krahas përforcimeve, po mendon edhe për largime.

Sipas mediave spanjolle, tre yje pritet të largohen nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës.

E përditshmja “Marca” shkruan se Isco, Gareth Bale e James Rodriguez janë në listën e largimeve për t’iu bërë vend prurjeve të reja, përfshirë këtu Eden Hazard e Luka Jovic.

Reali e kaloi një sezon dëshpërues pas tre titujve rresht të Champions Leagues.

“Los Blancos” nuk e fituan asnjë trofe këtë sezon dhe trajneri i rikthyer, Zinedine Zidane po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës.

(Kosova  Sot Online)