Gjiganti anglez e do Donnarumman

  • 28 May 2019 - 14:15
Gjiganti anglez e do Donnarumman

Klubi londinez është në kërkim të një portieri kualitativ për sezonin e ardhshëm pasi veterani Petr Cech do të pensionohet këtë të mërkurë

Arsenali është duke menduar ta transferojë një portier kualitativ për sezonin e ardhshëm.

Dhe, portali italian “Tuttomercatoweb” shkruan se klubi londinez ia ka vënë syrin portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

20 vjeçari ka bërë përvojë tashmë në mes të dy shtyllave dhe Arsenali e sheh atë si pasardhës të Petr Cech, i cili pritet të pensionohet pas finales së Europa Leagues të mërkurën.

Trajneri i “Gunners”, Unai Emery është i vendosur ta sjell Donnarumman në “Emirates Stadium” edhe pse i nevojitet një sakrificë e madhe financiare.

Arsenali nuk është bërë rehat me portierë në dekadën e fundit.

(Kosova Sot Online)