Trajneri i ri i Shqipërisë i zbulon synimet e kuqezinjve

  • 28 May 2019 - 14:58
Trajneri i ri i Shqipërisë i zbulon synimet e kuqezinjve

Pasi e zbuloi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e radhës të Shqipërisë, trajneri i ri Edy Reja, në konferencën për shtyp, ka thënë se synimi i kuqezinjve është i qartë: kualifikimi në EURO 2020.

Në muajin qershor, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të Grupit H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Kuqezinjtë së pari do ta vizitojnë Islandën më 8 qershor, ndërsa vetëm tri ditë më vonë do ta presin Moldavinë në shtëpi. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” pasi që “Arena Kombëtare” nuk është ende gati.

 “Objektivin e dimë të gjithë. Duam të shkojmë në Evropian. Vetëm dy janë skuadrat që shkojnë në Evropian. Ne duhet të punojmë shumë për të arritur të shkojnë në Evropian”.

“Ne duhet të punojmë më shumë me mbrojtjen dhe më pas të zgjidhim anën e sulmit. Kemi patur probleme me mbrojtjen. Shqiptarët jetojnë me futbollin dhe kemi mbështetjen. Lojtarët duhet të japin maksimumin kur vijnë dhe këtu. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjekin shumë këtë skuadër”.

Kjo është hera e parë që Edy Reja do të takohet me skuadrën e Shqipërisë, pasi që ai e mori pozitën e trajnerit vetëm më 17 prill të këtij viti, pas shkarkimit të bashkëkombësit të tij, Christian Panuccit.

“Kam kthyer lojtarë të De Biasit, dhe kam lojtarë të tjerë Panuccit, por më duhet kohë t’i njoh. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit dhe janë lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Kam listë me 35 lojtarë”.

“Islanda është e fortë në ajër dhe duhet të punojmë që të mos i japim mundësi atyre. Më pas duhet të mendojmë për sfidën ndaj Moldavisë. Kjo lista këtu nuk është përfundimtare, por do të shohim dhe lojtarët e tjerë”.

(Kosova Sot Online)