Valverde veç hijen në Barcelonë, shkarkimi gati

  • 28 May 2019 - 15:54
Valverde veç hijen në Barcelonë, shkarkimi gati

Ernesto Valverde nuk do të jetë më trajner i Barcelonës. Gjiganti katalunas mund ta shkarkojë sot ose nesër trajnerin e deritashëm, si rezultat i dështimit në Champions League dhe Copa del Rey

Ernesto Valverde i ka orët e numëruara në bankinën e Barcelonës.

Tabloidi britanik “Daily Mail” njofton se gjiganti katalunas do ta shkarkojë sot trajnerin spanjoll pas dështimit në Champions League dhe Copa del Rey.

Kurse, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” mëson se Barcelona nuk do ta marrë ndonjë vendim për trajnerin as sot e as nesër.

Megjithatë, presidenti i “Blaugrana”, Josep Maria Bartomeu tashmë nuk e ka asnjë dilemë rreth ish-trajneri të Athletic Bilbaos.

Valverde ka kontratë në “Camp Nou” edhe një vit, por dështimet e fundsezonit do ta lënë atë përkohësisht pa punë, përkundër suksesit në La Liga për të dytin vit rresht.

Për momentin nuk ka ndonjë kandidat të fortë për ta marrë postin e trajnerit.

Por, mediat katalunase shkruajnë se në garë janë, Ronald Koeman, ish-mbrojtës i Barcelonës dhe selektor aktual i Holandës, Roberto Martinez, trajner aktual i Belgjikës, Unai Emery, trajner i Arsenalit dhe Massimiliano Allegri, i cili së fundmi u nda nga Juventusi. 

(Kosova Sot Online)