Futbollisti refuzon Kosovën e Shqipërinë, i bashkohet Kombëtares së njohur

  • 28 May 2019 - 16:28
Futbollisti refuzon Kosovën e Shqipërinë, i bashkohet Kombëtares së njohur

Albert Vallçi e ka refuzuar përfundimisht ofertën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Ai do të luajë për Austrinë, e cila e ka ftuar për dy ndeshjet e qershorit

Albert Vallçi e ka ndarë mendjen sa i përket të ardhmes së tij në ekipin kombëtar.

Futbollisti i ka thënë “JO” Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Austrisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat austriake, të cilat e kanë konsideruar atë si një përforcim të ekipit kombëtar.

Mbrojtësi i Salzburgut është ftuar nga kombëtarja austriake për dy ndeshjet e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Maqedonisë Veriore, të vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020.

23 vjeçari ishte në radar të Kosovës.

Madje, përzgjedhësi Bernard Challandes kishte shkuar edhe personalisht për ta vëzhguar futbollistin në Bundesligën austriake.

(Kosova Sot Online)