Barcelona, e hapur ndaj ofertave për Dembelen

  • 28 May 2019 - 18:01
Barcelona, e hapur ndaj ofertave për Dembelen

Gjiganti katalunas po planifikon ta shesë anësorin, i cili nuk ka bindur mjaftueshëm që kur është transferuar në “Camp Nou”

Ousmane Dembele nuk ka bindur asnjëherë në Barcelonë.

Futbollisti francez kishte arritur në “Camp Nou” si yll i madh nga Borussia Dortmundi, por anësori nuk ka shndritur asnjëherë.

Prandaj, gjiganti katalunas është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për përfaqësuesin francez.

22 vjeçari ishte transferuar në Kataluni në verën e vitit 2017 si zëvendësues i të larguarit Neymar.

Mirëpo, Dembele ka pasur paraqitje të zbehta dhe nuk i ka arsyetuar asnjëherë paratë e majme të shpenzuara për të. 

(Kosova Sot Online)