Real Madridi e kalon Manchester Unitedin, bëhet klubi më i vlefshëm në Evropë

  • 28 May 2019 - 18:25
Real Madridi e kalon Manchester Unitedin, bëhet klubi më i vlefshëm në Evropë

Telashet në fushë gjatë sezonit që lamë pas nuk kanë mundur të kenë kurrfarë ndikimi në parandalimin e Real Madridit për ta rimarrë fronin si klubi më i vlefshëm në Evropë për vitin 2019.

Real Madridi tani është klubi më i vlefshëm në Evropë pasi e ka kaluar Manchester Unitedin në renditje, gjigantin anglez që në tri vjetët e fundit nuk e kishte lëshuar fronin.

Ndërkohë, Barcelona ka rënë nga podiumi, pasi tani vendin e gjigantit katalonas e zë Bayern Munich.

Sipas edicionit të fundit të Vlerësimit të Klubeve të Futbollit: Elitës Evropiane, përgatitur nga KPMG, Real Madridi vlen mbi 3.207 miliardë euro, para Manchester Unitedit që vlen 3.207 miliardë euro.

Top treshen e përmbyllë kampioni gjerman Bayern Munich, me vlerë 2.696 miliard euro.

Barcelona është e katërta dhe vlen 2.676 miliardë euro. 

Image

(Kosova Sot Online)