Neymar shkon në stërvitje me helikopter 15 milionë dollarësh

  • 28 May 2019 - 21:12
Neymar shkon në stërvitje me helikopter 15 milionë dollarësh

Neymari shkoi në seancën stërvitore të ekipit kombëtar të Brazilit në stil, duke ateruar me një helikopter të zi Mercedes, që kushton hiç më pak se 15 milionë dollarë.

Edhe pse Neymar i humbi tre muaj të sezonit 2028/19 për shkak të një lëndimi, por gjithsesi ai e mbylli sezonin shumë mirë pasi e ka shënuar një gol çdo 65 minuta në Ligë 1 për Paris Saint-Germain.

Me PSG-në, ai e fitoi kampionatin francez dhe do ta shtojë numrin e trofeve nëse Brazili e fiton Kupën e Amerikës 2019 këtë verë në Brazil.

Më 25 mars, Neymar iu bashkua ekipit kombëtar për të stërvitur para ndeshjes së parë në Grupin A në Kupën e Amerikës kundër Bolivisë në Sao Paulo më 14 qershor.

Por, në vend se të shkonte në stërvitje me makinë apo në këmbë, Neymari ateroi në fushë me helikopterin e tij “H-145”.

Neymar mbërriti aty në disponim të madh, pasi u pa duke qeshur tërë kohën në stërvitje.

(Kosova Sot Online)