Lacazette: Nuk jam xheloz për Aubameyangun

  • 29 May 2019 - 09:21
Lacazette: Nuk jam xheloz për Aubameyangun

Alexandre Lacazette ka thënë se mes tij dhe Pierre-Emerick Aubameyangut nuk ka aspak xhelozi, por ata do po vazhdojnë ta shtyjnë njëri-tjetrin për të qenë në formën më të mirë të mundshme.

Dy sulmuesit pritet të jenë titullar në fazën e sulmit sonte, në finale të Ligës së Evropës, ku ata do të takohen me Chelsean duke e ditur se fitorja do ta kualifikojë Arsenalin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Aubameyangu e mbylli sezonin e Premierligës si golashënuesi më i mirë i sezonit, bashkë me Sadio Manen dhe Mohamed Salahun. Që të tre i regjistruan nga 22 gola.

Në anën tjetër, francezi i shënoi 13 gola vetë, duke zënë vend kështu në top dhjetëshe të Premierligës. Por, Lacazette thotë se mes tij dhe Aubameyangut nuk ka xhelozi, por ekziston një lidhje që i bën ata më të mirë kur luajnë bashkë.

“Unë, unë nuk jam xheloz për askënd. Unë vetëm dua të fitoj trofe, edhe Auba gjithashtu”, ka thënë Lacazette për Mirror.

“Natyrisht është gjithmonë më mirë të luajmë bashkë, por kur njëri luan dhe tjetri qëndron në stol, ti duhet ta ndihmosh skuadrën sa më shumë që të mundesh”.

“Po, duket sikur të jetë telepatike. Por, nganjëherë është e gabuar. Nganjëherë, ai shkon në anën e majtë dhe unë e pasoj topin në anën e djathtë. Por, normalisht, ne duhet të punojmë për t’i pasur të njëjtat ideja”.

“Ne duhet të jemi sa më të përsosur që të jetë e mundur. Natyrisht, trajneri e di se ne duhet të luajmë bashkë, por natyrisht ai do të vendosë për këtë gjë dhe ne duhet ta respektojmë. Të luash me Auban është gjithmonë kënaqësi për mua”.

(Kosova Sot Online)