41 milionëshi i Liverpoolit "nxirret në rrugë"

  • 29 May 2019 - 15:36
41 milionëshi i Liverpoolit

Një nga gafat më të mëdha të Liverpool në merkato është padyshim blerja e Andy Carroll, asokohe lojtar i Newcastle, të cilin e mori për 41 milionë euro dhe pas një sezoni erdhi kalvari i huazimeve për sulmuesin anglez.

Prej vitit 2013 u transferua tek West Ham, që e blenë për 17.5 milionë euro nga Liverpool dhe pas 6 vitesh me “Çekiçët”, ku shënoi 36 gola, ai largohet si lojtar i lirë, duke qenë se me 30 qershor i skadon kontrata.

Klubi nga Londra njoftoi se sulmuesi 30-vjeçar do të largohet përfundimisht, teksa bashkë me të përfundon edhe eksperienca e portierit Adrian, i cili erdhi si lojtar i lirë në vitin 2013 nga Real Betis. Duhet ta praktikojmë mirë dhe ndaj Islandës duhet të marrim pikët maksimale.

Image
Image

(Kosova Sot Online)