Nëse jo Lukaku, atëherë Conte e do këtë lojtar

  • 29 May 2019 - 16:31
Nëse jo Lukaku, atëherë Conte e do këtë lojtar

Antonio Conte mund të mos jetë konfirmuar ende si trajner i Interit, por siç duke ka siguruar transferimin e parë, raporton ESPN.

Ish-trajneri i Chelsea është duke tentuar që ta transferojë sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, në këtë verë te skuadra italiane.

Sulmuesi belg i ka bërë të ditur skuadrës angleze se ai dëshiron të largohet nga Old Trafford qysh në këtë afat kalimtar veror, ndërsa më parë kishte deklaruar se ai e ka ëndërr të luajë në Serie A.

Nëse dështon transferimi i belgut, trajneri italian do të tentojë ta transferojë Edin Dzekon nga Roma, një tjetër lojtar që ishte kërkuar nga italiani kur ishte tek Chelsea.

Manchester United është i gatshëm që të heqë dorë nga sulmuesi belg, por ata nuk do të pranojnë ta shesin atë në shumën e 45 milionë eurove.

Image

(Kosova Sot Online)