Chelsea rikthen legjendën

  • 29 May 2019 - 17:42
Chelsea rikthen legjendën

 

Chelsea po mendon t’ia besojë postin e trajnerit legjendës së klubit londinez

Chelsea është duke menduar për trajnerin e ri pasi Maurizio Sarri pritet të largohet nga Londra gjatë kësaj vere. Mediat angleze shkruajnë se finalja e Europa Leagues mund të jetë e fundit që ish-trajneri i Napolit e udhëheq ekipin nga “Stamford Bridge”.

Prandaj, “Daily Mail” shkruan se “Blues” janë duke e përgatitur një ofertë afatgjate për legjendën e këtij klubit, Frank Lampard. “Blues” po shpresonin që Lampard të bëjë eksperiencë diku tjetër disa vite para se të zbarkojë në “Stamford Bridge”.

Mirëpo, pasi Sarri lidhet me një kalim eventual në Juventus ose Romë, klubi londinez është i gatshëm të lëvizë në drejtim të Lampardit më shpejt së që pritej.

Sidoqoftë, Chelsea ka edhe alternativa të tjera, por një herë dëshiron ta presë vendimin përfundimtar të trajnerit aktual

(Kosova Sot Online)