Eden Hazard arrin marrëveshje me Real Madridin, ja data e prezantimit

  • 29 May 2019 - 18:10
Eden Hazard arrin marrëveshje me Real Madridin, ja data e prezantimit

Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës mes Chelset dhe Arsenalit, që pritet të jetë edhe ndeshja e fundit e Eden Hazard për The Blues.

Real Madridi ka arritur marrëveshje me lojtarin belg dhe zyrtarizimi ka mbetur të bëhet pas ndeshjes. Lojtari do të kushtojë 130 milionë euro sipas The Sun, ku 100 milionë euro do të paguhen menjëherë, të tjerat me bonuse.

Lojtari ka arritur të ketë një sezon shumë të mirë individual me 19 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat.

Sipas medieve spanjolle zyrtarizimi do të behet me 3 qershor, ku Hazard do të bëhet lojtar i Real Madridit. Hazard do ta bëjë prezantimin në Santiago Bernabeu, për fansa dhe media.

(Kosova Sot Online)