Pas titullit, Kupës dhe “Këpucës së Artë”, ky është synimi i Kastriot Rexhës për në Evropë

  • 29 May 2019 - 19:01
Pas titullit, Kupës dhe “Këpucës së Artë”, ky është synimi i Kastriot Rexhës për në Evropë

 

Kastriot Rexha sivjet ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin e Kosovës

Përveç titullit të kampionit dhe Kupës së Kosovës, sulmuesi shtatgjatë këtë vit fitoi edhe një trofe individual atë të golashënuesit më të mirë (Këpuca e Artë).

Pas këtyre sukseseve tash është radha e Evropës.

Image

Edhe pse për Niklin por edhe për Rexhën paraqitja në këtë kompeticion është për herë të parë, ai në një bisedë për “Kosova Sot Online”, beson shumë se do të shënojnë suksese, edhe pse nuk dëshiron të flas nëse këto suksese do të jenë më të mëdha sesa Prishtina, Drita e Trepça’89 të cilat deri tash kishin mundësinë të luajnë në garat ndërkombëtare.

“Fillimisht jemi shumë të kënaqur me edicionin që sapo kemi mbyllur duke fituar kampionatin dhe Kupën. Ne tash di të fillojmë përgatitjet për garat Evropiane. Sa i përket rezultateve them të vërtetën jemi totalisht të pa përvojë në këto gara, mirëpo duhet punuar maksimalisht dhe të përgatitemi që të përfaqësojmë futbollin e Kosovës sa më mirë që është e mundshme”, ka përfunduar Rexha.

(Kosova Sot Online)