Hysaj do të largohet nga Napoli

  • 29 May 2019 - 20:24
Hysaj do të largohet nga Napoli

 

Mario Giuffredi, menaxheri i yllit të Shqipërisë, Elseid Hysajt, ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës, klub për të cilin dikur e kishte refuzuar kampionin italian, Juventus.

Derisa e ka pranuar se forma e Hysajt kishte pësuar rënie gjatë sezonit të fundit, Guiffredi e mbrojtësi mbrojtësin shqiptar duke thënë se në formën e tij ka ndikuar ndryshimi i papritur i stilit të futbollit pas ardhjes së Carlo Ancelottit verën e kaluar.

Por, Hysaj, i cili më 2018 e refuzoi kalimin në Juventus sepse synonte ta fitonte kampionatin italian me Napolin, tani do të largohet nga klubi.

“Për tri vjet, Elseid ishte mbrojtësi më i mirë i djathtë. Në sezonin e fundit nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri, Juventusi e kërkoi atë por Hysaj tha ‘jo’ sepse donte ta fitonte Serie A me Napolin”, shpjegoi Guiffredi.

“Derisa është e vërtetë se forma e tij ka rënë vitin e kaluar, nuk i ka ndodhur vetëm aij. Nuk them se ishte faji i Ancelottit, por është normale kur papritmas fillon të luash futboll ndryshe ngaqë se mësuar”, shtoi ai.

“Pyes veten përse vetëm Hysaj dhe Mario Rui kritikohen. Ekipet e tjera kanë shfaqur interesim të madh për ta. Qëllimi tani është që të dy ata të largohen”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)