Nuk ka më dyshime për Neymar, ky është ekipi që e dëshiron

  • 29 May 2019 - 21:29
Nuk ka më dyshime për Neymar, ky është ekipi që e dëshiron

Sipas asaj që raporton “El Chiringuito”, Neymar, i cili duke filluar nga dita e martë u rikthye të konsiderohet për një ribashkim me Barcelonën në kuadër të shkëmbimit me Dembele, në të vërtetë është më pranë Real Madrid, se sa me katalanasit.

Persona shumë pranë brazilianit mësohet të kenë konfirmuar vullnetin e vetë Neymar, për të tentuar një rikthim në La Liga, por kësaj here te Los Blancos, dhe jo më në “Camp Nou”. Vetëm pak ditë më parë, vetë trajneri i PSG, Tuchel pranoi se nuk mund të konfirmojë qëndrimin e brazilianit te kampionët e Francës.

(Kosova Sot Online)