Reja i shqetësuar, tre lojtarë të Shqipërisë të lënduar

  • 30 May 2019 - 09:11
Reja i shqetësuar, tre lojtarë të Shqipërisë të lënduar

Kombëtarja e Shqipërisë të mërkurën  zhvilloi seancën e radhës  stërvitore, teksa gjatë paradites kuqezinjtë  patën zhvilluar një tjetër stërvitje me karakter fizik  që zgjati për rreth 45 minuta.

Një pasdite jo edhe aq e qetë për trajnerin Edy Reja i cili shqetësimin më të madh që i ka karakterizuar prej kohësh kuqezinjtë pra dëmtimet janë shfaqur sërish.

Shqetësime fizike për Naser Alijin, i cili gjatë pasdites ka kryer disa ushtrime fizike të lehta veçmas nga pjesa tjetër e grupit, teksa për t’u  vlerësuar më me kujdes  mbetet edhe gjendja e Ledjan Memushaj i cili gjithashtu është stërvitur i diferencuar duke bërë disa vrapime të lehta rreth fushës.

Ndërsa stafi mjekësor i kuqezinjve do të japë edhe një përgjigje përfundimtare nëse Memushaj mund të vazhdojë përgatitjet apo do t’i duhet të lerë grumbullimin.

Egzon Binaku një tjetër lojtar  në listën e trajnerit Reja mund të mos i bashkohet ekipit. Mbrojtësi i Norrkoping ka pësuar një dëmtim në pjesën e gjurit dhe një përgjigje përfundimtare do të mund të jepet vetëm pak testeve mjekësore më të detajuara që do të kryejë lojtari.

Ndërsa, në mbrëmje me kombëtaren u bashkua edhe Mërgim Mavraj, teksa Marash Kumbulla po qëndron me ekipin e Veronës për shkak të impenjimeve që ka skuadra e tij në fazën play-off të Serie B.

(Kosova Sot Online)