Luiz: Vetëm Ronaldo e Messi mund ta zëvendësojnë Hazardin

  • 30 May 2019 - 10:06
Luiz: Vetëm Ronaldo e Messi mund ta zëvendësojnë Hazardin

Qendërmbrojtësi i Chelseat, David Luiz, beson se Eden Hazardi mund të zëvendësohet vetëm nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, mirëpo shpreson se talenti Callum Hudson-Odoi do të bëhet ylli i ri i Chelseat.

“Mendoj se kjo është lamtumira, ka ardhur koha për një sfidë të re”, tha Eden Hazardi pas përfundimit të finales së Ligës së Evropës, të cilët Chelsea e fitoi me rezultat 4:1 kundër Arsenalit.

Hazardi ishte vendimtar në këtë sukses të Chelseat, pasi që kontribuoi me dy gola dhe një asist në atë që pritet të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellës e “Blues” para se të transferohet në Real Madrid për më shumë se 100 milionë funte këtë verë.

Luiz mendon se do të jetë shumë e vështirë për Chelsean të zëvendësohet bashkëlojtari i tij, por ai i ka bërë thirrje klubit të tij të ketë besim se Hudson-Odoi.

“Vetëm Messi ose Ronaldo mund ta zëvendësojnë Hazardin. Mendoj se nëse ai shkon, unë vetëm mund t’ia uroj atij më të mirat. Ai është një lojtar fantastik, shok dhe djalosh”, ka thënë Luiz.

“E kam njohur atë që kur ishte shumë i ri. Jam shumë i lumtur për të sepse bota e di kush është Eden Hazardi. Kjo është pjesë e jetës. Disa cikle përfundojnë, disa të tjera nisin. Mendoj se kemi shumë, shumë talente në klub që mund ta zëvendësojnë atë”.

“Callum është i mrekullueshëm. Callum e ka njohur këtë klub që kur ishte shumë i ri dhe i posedon talentet për të tentuar të bëhet një ditë si Edeni. Nuk filloi shumë mirë për të për shkak të lëndimeve, por tani është koha që ia t’i përmirësojë të gjitha aspektet e lojës së tij”.

(Kosova Sot Online)