Presidenti i Barcelonës dëshpëron Griezmannin, nuk e konsideron prioritet

  • 30 May 2019 - 10:08
Presidenti i Barcelonës dëshpëron Griezmannin, nuk e konsideron prioritet

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk ka asnjë qëllim ta transferojë Antoine Griezmannin, të paktën për momentin. Ai është i vetëdijshëm për ndërlikimet dhe rreziqet e një transferimi të tillë.

Këtë muaj, francezi e bëri të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga Atletico Madridi. Më 1 korrik të këtij viti, klauzola për shkëputjen e kontratës së tij do të zbresë nga 200 në 120 milionë euro.

“Blaugranët” dëshironin ta transferonin yllin francez gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo ai vendos të qëndrojë me “Los Rojiblancos” për edhe një vit tjetër.

Griezmanni nuk është më prioritet për klubin katalonas, sipas të përditshmes spanjolle Marca, pasi që Bartomeu i ka disa dyshime për transferimin e futbollistit. Çmimi i tij shihet si njëri ndër problemet kryesore.

Për më tepër, nëse francezi transferohet në Camp Nou, klubi do të detyrohet të shpenzojë mjaft shumë para edhe për pagën e tij, e cila pritet të jetë rreth 17 milionë euro për sezon.

Ndërkohë, mënyra se si fituesi i Kupës së Botës e refuzoi Barcelonën verën e kaluar e ka lënë një shije të hidhur në zhveshtoren e Barcelonës, pasi që lojtarët e donin shumë transferimin e tij verën e kaluar.

Bartomeu është i vetëdijshëm se lojtarë të rëndësishëm të Barcelonën nuk janë më shumë të entuziazmuar për blerjen e Griezmannit dhe do të ishte e vështirë për tifozët ta falin lojtarin për vendimin që e mori në qershorin e kaluar.

Presidenti i Barcelonës e kupton se bordi do të duhet të punojë shumë për ta përmirësuar imazhin e 27-vjeçarit nëse dëshirojnë ta blejnë atë këtë verë. Për këtë arsye, katalonasit e kanë lënë anash këtë transferim për momentin.

(Kosova Sot Online)