Shaqiri mund ta lë Liverpoolin, kërkohet nga një tjetër klub anglez

  • 30 May 2019 - 10:39
Shaqiri mund ta lë Liverpoolin, kërkohet nga një tjetër klub anglez

Pas sezonit të parë në Liverpool, mediat angleze raportojnë se Xherdan Shaqiri mund të largohet nga “Anfield” këtë verë. Njëra ndër klubet që të do tentojë t’i sigurojë shërbimet e 27-vjeçarit për sezonin e ardhshëm është edhe West Hami.

Liverpooli e bleu Xherdan Shaqirin për 13.5 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës vitin e kaluar. Shumë analistë të futbollit e konsideruan këtë transferim si biznes shumë të mirë nga klubi anglez.

Tifozët dhe këta analistë u emocionuan edhe më shumë për të ardhmen e Shaqirit në Liverpool, kur ai e nisi turneun parasezonal me gol të mrekullueshëm akrobatik kundër Manchester Unitedit.

Gjatë sezonit, përfaqësuesi i Zvicrës ishte superzëvendësuesi i Jurgen Kloppit, pasi shpeshherë hynte në lojë nga stoli dhe ndikonte në rezultatin përfundimtar, përmes golave apo edhe harkimeve.

Ai e përfundoi sezonin 2018/19 të Premierligës me gjashtë gola dhe tri asiste. Sezoni i tij nuk ishte aspak një dështim, mirëpo me kalimin e kohës, për të kishte gjithmonë e më pak hapësirë në ekipin e parë.

Kur Liverpooli luante me formacion 4-2-3-1, ish-anësori i Stoke Cityt gjente vend në krahun e djathtë të vijës së dytë të fazës së sulmit. Megjithatë, Kloppi vendosi ta përdorë formacionin 4-3-3 më shumë, që e linte Shaqirit jashtë formacionit të parë.

Tani, Daily Post, raporton se futbollisti do të jetë në kërkim për një klub të ri për ta dëshmuar talentin e vet vitin tjetër dhe West Hami mund të jetë pikërisht klubi i tij i radhës, pasi që raportohet se “Çekanët” janë të gatshëm t’i bëjnë ofertë Liverpoolit për Shaqirin këtë verë.

(Kosova Sot Online)