Ozil luajti dyfishin e Sanchezin, por sezonin e mbyll me më pak asiste

  • 30 May 2019 - 11:43
Ozil luajti dyfishin e Sanchezin, por sezonin e mbyll me më pak asiste

Alexis Sanchez i Manchester Unitedit është përballur me shumë kritika gjatë këtij sezoni, mirëpo statistikat tregojnë që ai i ka ndihmuar skuadrës së tij me më shumë asiste sesa Mesut Ozili i Arsenalit.

Sipas statistikave të grumbulluara nga ESPN, Mesut Ozili i regjistroi vetëm tri asiste këtë sezon, në 2410 minutat që luajti. Kjo shifër është më e ulët sesa ajo e Alexis Sanchezit, i cili i regjistroi katër asiste në 1240 minuta lojë.

Sanchezi është përqeshur dhe është cilësuar dështak për periudhën gjatë së cilës ka luajtur me “Djajtë e kuq”, që kur u transferua nga Arsenali në janar të vitit 2018, në shkëmbim të Henrikh Mkhitaryanit.

Megjithatë, tani këto kritika kanë kaluar te Ozili i Arsenalit, për shkak se ai kontribuoi me vetëm një rast të krijuar gjatë 77 minutave që i luajti në finalen e mbrëmshme të Ligës së Evropës, të cilët “Topçinjtë” e humbën me rezultat 4:1 ndaj Chelseat.

Ish-ylli i Arsenalit, Cesc Fabregas, beson se mangësia e Ozilit është se ai nuk është lloji i futbollistit që mund të bëhet lider.

“Mendoj se ose je lider ose nuk je. Kur ai ishte në Real Madrid, ishte i rrethuar nga lojtarë të nivelit më të lartë dhe njërit ndër futbollistëve më të mirë në histori të sportit, Cristiano Ronaldo”, ka thënë Fabregas, i cili kishte qenë lojtar i Arsenalit më herët.

“Nuk po i mohoj asgjë Mesutit, ai luajti futbollit të nivelit më të lartë atje, por kur e ul nivelin për pak, sepse të gjithë pajtohemi se Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munichu është top treshja, ti duhet ta dëshmosh veten më shumë sepse nuk e ke të njëjtën cilësi rreth vetes”.

“Klubi të blen ty për të qenë lideri i skuadrës. Nuk mendoj se Mesuti është lloji i futbollistit që mund ta drejtojë skuadrën. Unë nuk stërvitem me të çdo ditë, por nuk mendoj se ai mund të bëhet lider”.

Ozili e ka përfunduar sezonin e tij të gjashtë me Arsenalin. Gjatë këtyre viteve, ai i ka 230 paraqitje për “Topçinjtë”, në të cilat ka kontribuar me 43 gola dhe numër rekord të asisteve. 

(Kosova Sot Online)