Arsenali humbës i dyfishtë në Baku

  • 30 May 2019 - 11:44
Arsenali humbës i dyfishtë në Baku

Arsenali pati një mbrëmje për ta harruar të mërkurën e 29 majit në Baku, nga ku u largua si humbës i dyfishtë, pa trofe dhe pa arritur ta sigurojë një vend në garën elitare evropiane, Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Unai Emery, u fut në finale të Ligës së Evropës kundër Chelseat jo vetëm për ta kërkuar trofeun, por edhe për ta arritur një objektiv të madh: kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Në një finale në të cilën Granit Xhaka luajti titullar, ndërsa Shkodran Mustafi u la në bankën e rezervistëve, “Topçinjtë” i katandisen shanset dhe e lejuan Chelsean t’i shkelë në pjesën e dytë duke u mundur 4:1.

Arritja në finale të garës dytësore evropiane i dha edhe një mundësi shtesë klubit nga Londra veriore për ta siguruar pjesëmarrjen në garën elitare evropiane, pasi kishte dështuar ta mbyllë sezonin në Premierligë në top katërshe.

Prandaj para ndeshjes, mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, deklaroi se një klub si Arsenali meriton të luajë në Ligën e Kampionëve dhe pikërisht këtë do të kërkonin ta arrinin përmes finales në Evropa Ligë.

Megjithatë, “Topçinjtë e katranosen dhe edhe vitin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Evropës.

(Kosova Sot Online)