Gjiganti evropian ia mësyn Dembeles

  • 30 May 2019 - 13:40
Gjiganti evropian ia mësyn Dembeles

Gjiganti parisien dëshiron ta transferojë gjatë verës futbollistin francez të Barcelonës, i cili nuk ka bindur me kualitetet e tij në Camp Nou

Paris Saint-Germaini po mendon qysh tash për përforcimet e sezonit të ardhshëm.

Gjiganti francez i ka nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e anësorit Ousmane Dembele.

Gjiganti katalunas nuk është i kënaqur me performancat e futbollistit francez, largimi i të cilit është i mundshëm gjatë verës.

Barça nga ana e saj po mundohet ta rikthejë në Camp Nou yllin brazilian, Neymar.

Kampioni spanjoll është i gatshëm ta ofrojë Dembelen ose Coutinhon plus para për Neymarin.

Prandaj, këto dy klube mund të bien në ujdi gjatë verës me një shkëmbim, i cili do t’i kënaqte të gjitha palët.

(Kosova Sot Online)