Tri klube të mëdha evropiane e kërkojnë Coutinhon

  • 30 May 2019 - 13:41
Tri klube të mëdha evropiane e kërkojnë Coutinhon

Ylli brazilian ka dështuar të lërë gjurmë në Camp Nou që prej transferimit nga Liverpooli dhe largimi i tij nga Barcelona është i mundshëm gjatë verës

Philippe Coutinho mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj veres.

Ylli brazilian ka dëshirë të qëndrojë në Camp Nou, por drejtuesit e klubit po mendojnë ndryshe.

Gjiganti katalunas nuk është i kënaqur me paraqitjet e futbollistit, i cili ka qenë hije e Coutinhos që ishim mësuar ta shihnim në Liverpool.

Ndërkohë, përfaqësuesin brazilian e duan klubet më të mëdha përreth Evropës dhe Barcelona do t’i dëgjojë ofertat.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se brazilianin e duan klubet angleze, Chelsea e Manchester United, por edhe Paris Saint-Germaini.

Barça është e gatshme t’ia japë klubit francez Coutinhon plus para, vetëm për të arritur tek ylli tjetër brazilian, Neymar.

(Kosova Sot Online)