Xhaka e zbulon reagimin e Arsenalit në zhveshtore, pas disfatës nga Chelsea

  • 30 May 2019 - 14:06
Xhaka e zbulon reagimin e Arsenalit në zhveshtore, pas disfatës nga Chelsea

Granit Xhaka ka bërë të ditur se të gjithë lojtarët dhe trajnerët e Arsenalit kishin qenë të heshtur në zhveshtore, pasi disfatës tronditëse me rezultat 4:1 kundër Chelseat, në finale të Ligës së Evropës.

“Topçinjtë” shkuan në Baku duke qenë të vetëdijshëm se finalja kishte rëndësi të dyfishtë për ta, pasi që përveç që ishte mundësi për ta mbyllur sezonin me trofe, Arsenali mund edhe ta siguronte një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve përmes kësaj mënyrë.

Mirëpo, Arsenali do të garojë edhe sezonin tjetër në Ligën e Evropës pasi që pësoi disfatë në finalen e mbrëmshme kundër Chelseat dhe nuk arriti as ta zë ndonjë vend në top katërshe të Premierligës.

Kjo disfatë ishte mjaft zhgënjyese, saqë Lucas Torreira dhe Petr Cech shpërthyen në lot. Tani Arsenali do të duhet të luajë për të tretin sezon radhazi në garën e nivelit të dytë të futbollit evropian.

Mirëpo, trajneri Unai Emery nuk i priti lojtarët në zhveshtore me ndonjë fjalim motivues apo me kritika pas këtij dështimi. Sipas Xhakës, asgjë nuk u tha në zhveshtore.

“Ai [Emery], lojtarët… askush nuk foli në zhveshtore. Nuk e di pse nuk foli Emery, natyrisht që ishte i zhgënjyer”, ka thënë Xhaka.

“Mendoj se ne e dimë si luajtëm. Ne e dimë se e humbëm ndeshjen. Nuk ka të bëjë vetëm më të bërtitura. Nuk ka të bëjë me të bërtitura për gjithçka nëse humbasim”.

“Mund të themi shumë, por tani nuk është koha për të sqaruar pse dhe çfarë ndodhi. Mendoj se ishte një mundësi e madhe për ne dhe nuk e shfrytëzuam".

(Kosova Sot Online)