Kërcnon Emery, disa lojtarë duhet të largohen nga Arsenali

  • 30 May 2019 - 15:23
Kërcnon Emery, disa lojtarë duhet të largohen nga Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Uni Emery, ka theksuar se disa futbollistë do të detyrohen të largohen nga klubi pas humbjes 4:1 ndaj Chelseat në finale të Ligës së Evropës në Baku.

Humbja e thellë në finale nënkupton se Arsenali përveç trofeut e ka humbur edhe mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi në Premierligë përfundoi në vendin e pestë.

Kjo do të thotë se “Topçinjtë” do të luajnë në Ligës e Evropës, garën dytësore evropiane, për vitin e tretë radhazi.

Si pasojë, Arsenali do të largojë futbollistë nga klubi në atë që pritet të jetë një verë e ngjeshur në tregun e transferimeve.

“Ideja jonë është të vazhdojmë dhe të përmirësohemi me lojtarë që rinj që mund të arrijnë në klub. Mbase disa lojtarë duhet të largohen nga klubi, ama ende nuk është momenti për të folur për këtë”, tha Emery.

(Kosova Sot Online)