38-vjeçari Federer s’e kontrollon ushqimin dhe vazhdon të luajë në nivelin e lartë

  • 30 May 2019 - 15:50
38-vjeçari Federer s’e kontrollon ushqimin dhe vazhdon të luajë në nivelin e lartë

Buzë ditëlindjes së 38-të, 20 herë kampioni i tenisit konsumon ëmbëlsira dhe ushqime të tjera me përmbajte të shumta kalorie: “Më pëlqejnë shumë këto ushqime dhe nuk ndihem keq pse i ha. Mund të ha ushqime të tilla dhe të luaj tenis”.

Roger Federer, edhe pse pothuajse 38 vjeç, vazhdon ta ripërtërijë veten dhe të caktojë sfida të reja, si për shembull rikthimi në Paris pas katër vjetësh, në përpjekje për ta ripushtuar tokën franceze.

Të mërkurën pasdite e 29 majit, në rundin e dytë në fushën qendrore në Roland Garrosit, zvicerani vrapoi dhe bëri lëvizje sikur të ishte 20 vjeç. Pikërisht para dy dekadave, Federer e zhvilloi Grand Slamin (gara më e rëndësishme dhe më e vlefshme në sportin e tenisit) parë në karrierë. Ishte viti 1999, dhe në atë botë kundërshtar i tij ishte norvegjezi Christian Ruud. Federer e pati humbur atë ndeshje, por i kishte lënë përshtypjet e para tashmë.

Në rundin e tretë, 20 vjet më pas, Federer do të përballet me Casper Rudd, djalin e Christian, i cili me krenari do ta bartë emrin e babait.

Federer është duke shfaqur një nivel të frikshëm tenisi dhe një gjendje fizike për t’u marrë lakmi. Trup dhe këmbë të freskëta edhe pse është drejt perëndimit të karrierës.

Business Insider e ka publikuar një artikull rreth ushqimeve që i konsumon legjenda e tenisit.

Marmelatë, picë, pite, çokollatë, akullore, pasta dhe kohë pas kohe edhe, pse jo, alkool për t’i festuar sukseset e shumta.

“Mua më pëlqejnë ëmbëlsirat dhe nuk ndihem keq pse i ha. Mund t’i ha ato dhe të luaj tenis”, tha Federer, fitues i një numri rekord të Grand Slameve, 20.

“Jam shumë i lumtur me gjendjen time fizike dhe ndiej se ende mund të luaj në nivelin e lartë. Të jesh në gjendje të jesh mirë fizikisht në moshën time është privilegj i madh”, shtoi Federer.

I pyetur rreth për ushqimin i preferuar, zvicerani tha: “Më pëlqejnë shumë pastat italiane. Ato i konsumoj pothuajse çdo ditë që prej se kam nisur të luaj tenis para 20 vjetëve”.

(Kosova Sot Online)