Ramos dëshiron të pensionohet në Real Madrid

  • 30 May 2019 - 16:00
Ramos dëshiron të pensionohet në Real Madrid

Ramos nuk do të largohet nga Reali, Ka refuzuar 35 milionë euro në sezon për të vazhduar në Madrid. Ai dëshiron të pensionohet në “Santiago Bernabeu”.

Sergio Ramos do të qëndrojë në Real Madrid. Sipas asaj që raporton Jugones, kapiteni ka zgjidhur situatën pas një bisede të gjatë me Florentio Perez, që në fund solli rezultat pozitiv për Los Blancos.

Gazetari Josep Pedrerol, bën të ditur se Ramos është qetësuar pas ofertës 35 milionëshe nga Kina dhe se ka vendosur që të vazhdojë të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Ai fillimisht kërkoi largimin me parametra zero, por Perez, nuk dëshironte të humbasë një tjetër lider të skuadrës, si Cristiano Ronaldo verën e kaluar dhe bëri gjithçka që ta bindë lojtarin për të ndërruar mendje.

Biseda e dytë me Perez, sipas Jugones, ishte shumë më produktive: “Dua të qëndroj këtu, do të pensionohem në Madrid. Ka qenë mirë që qartësuam gjithçka”.

“Jugones” ndër të tjera raporton se Perez ia ka bërë me dije kapitenit se sa i rëndësishëm është për projektin dhe të ardhmen e Real Madrid.

(Kosova Sot Online)