Bale nuk do ta fitojë luftën me Realin

  • 30 May 2019 - 17:27
Bale nuk do ta fitojë luftën me Realin

 

Gareth Bale duhet të konsiderojë transferimin në Manchester United, thotë Teddy Sheringham.

Ai mendon se uellsiani s’do ta fitojë luftën me Realin, i cili ka vendosur paratë përpara ambicieve profesionale.

U raportua ditë më parë se Bale ia ka bërë me dije se s’dëshiron të largohet nga Madridi, edhe pse këta të fundit insistojnë ta shesin.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai kishte thënë “më paguani 51 milionë euro dhe do të largohem”, pasi futbollisti ka kontratë me klubin edhe tri vite.

Ish sulmuesi i Spurs dhe United tha për “Betstars”: “Zidane është rikthyer dhe pa fjalë shpesh ka thënë ‘dua ta heqë qafe Gareth Balen’. Nëse trajneri nuk e inkuadron në lojë në tri ndeshje me radhë kur Real Madridi është duke humbur, ai me një fjalë është duke thënë; ‘Dua që Gareth Bale të shkojë’.

“Gareth Bale do ta kërkojë atë që shumë lojtarë të Manchester United do ta kërkojnë këtë sezon; ‘Më paguani dhe atëherë do të shkoj, në të kundërtën s’do të shkoj askund sepse kam nënshkruar kontratë afatgjate”.

“Nuk mendoj se Bale do ta fitojë këtë luftë. Nëse do të bija në kontakt me të, do t’i thosha; ‘largohu nga atje. Mos u brengos për 30 milionë eurot që do t’i kishit fitua për dy vitet e ardhshme. Do ta shijoni më shumë jetën nëse largoheni nga Real Madridi dhe luani futboll për klubin që doni të luani dhe do t’ju duan’”.

39-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2013. Për gjashtë sezone, ai ka bërë 231 paraqitje për Los Blancos, derisa ka shënuar 102 gola.

(Kosova Sot Online)